Prishtinë, 27 maj 2019
Adrijana Hodžić, Ministre e MAPL-së priti në takim znj. Gwendoline Mennetrier, Krye këshilltaren e UN-HABITAT për Kosovë me ç’rast diskutuan lidhur me zbatimin e projektit të përbashkët “Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës” (së bashku me PAX dhe CBM) dhe aktivitete të tjera relevante, projekt i cili ka dalë nga Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet MAPL-së dhe UN-HABITAT.
Përgjatë takimit, palët e informuan njëra tjetrën për të gjitha aktivitetet e rëndësishme të cilat janë realizuar dhe parashihen të realizohen me qëllim të zbatimit sa më të mirë të projektit duke arritur rezultate krysore të bashkëpunimit në: rritjen e kapaciteteve institucionale të komunave të Kosovës, rritjen e cilësisë së qeverisjes lokale përmes dialogut të gjerë publik, mekanizmave për dialogun ndër – komunal dhe atë qendror dhe lokal, si dhe rritjen e kapaciteteve të Ministrisë përmes një mbështetje të përshtatshme dhe shkëmbimit të përvojave për çështjet me rëndësi për mandatin e MAPL-së.
Ministrja Hodžić dhe Krye këshilltarja Mennetrier u pajtuan që takimet e tilla të mbahen kohë pas kohe me qëllim të monitorimit dhe zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta që dalin nga projekti.