Prishtinë, 17 korrik 2019
Dje, Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić ka realizuar vizita pune në komunat Novobërdë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot, me ç’rast është pritur nga kryetarët e këtyre komunave.
Në këto takime, Ministrja Hodžić është njoftuar nga krerët e këtyre komunave lidhur me problemet dhe nevojat e tyre.
Ministrja Hodžić shprehi gatishmërinë për t’i mbështetur këto komuna me qëllim të ofrimit sa më të mirë të shërbimeve për qytetarët, në mënyrë efikase dhe efektive.