Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Hodžić viziton komunën e  Fushë Kosovës

Fushë Kosovë, 02 Korrik 2019

Pas komunës së Obiliqit, ministrja e  Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić dhe ekipi i saj vizituan sot komunën e Fushë Kosovës, me ç’rast u takuan me kryetarin e komunës  Burim Berisha.

Gjatë bisedës që ishte shumë konstruktive, theks i veçantë iu kushtua çështjeve të sigurisë, pozitës së komuniteteve joshumicë dhe pranisë së tyre në administratën lokale.

Gjithashtu, është  diskutuar  edhe për punën e Kuvendit të Komunës së Fushë Kosovës, ku ministrja Hodžic ka vlerësuar punën e mirë që po e bënë ky kuvend.

Ministrja Hodžić bëri thirrje menaxhmentit të komunës së Fushë Kosovës për të përmbushur të gjitha detyrimet të cilat dalin nga agjenda evropiane, në mënyrë të plotë dhe me përgjegjësi të madhe.

“Ekipi im dhe unë jemi në dispozicionin tuaj dhe jemi të gatshëm t’ju ofrojmë ndihmën dhe përkrahjen në çdo kohë brenda mandatit të ministrisë. Mendoj se nëse të dyja anët dëshirojnë të kapërcejnë çdo problem, ne mund të bëjmë këtë. Qëllimi im dhe i ekipit tim është të zhvillojmë çdo komunë, me qëllim që të përmirësojnë punën e tyre, ku secila prej tyre të ofrojë shërbime më cilësore për qytetarët”.

Në fund të takimit, kryetari i komunës falënderoi ministren Hodžić për vizitën e saj dhe dhënien e këshillave  konstruktive.

 

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors