Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Jevtic u takua sot me me Shefen e Zyrës së EU–së në Kosovë znj.Natalia Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja Speciale e BE-së Nataliya Apostolova uroi sot Ministren e sapo emëruar të Administrimit të Pushtetit Mirjana Jevtic për marrjen e postit. 21 dhjetor 2016, Prishtinë

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja Speciale e BE-së Nataliya Apostolova uroi sot Ministren e sapo emëruar të Administrimit të Pushtetit Mirjana Jevtic për marrjen e postit.

Apostolova i ka shprehur Ministres mbështetjen e plotë në kryerjen e detyrave të saj. Në këtë kontekst, ajo theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Listës Serbe në punën e institucioneve, për të siguruar që interesat e komunitetit serb në Kosovë janë të përfaqësuara në mënyrë adekuate.

Shefja e Zyrës së BE-së në/Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë përshëndeti faktin se me këtë emërim Qeveria e Kosovës është duke arritur një ekuilibrim më të mirë gjinor, duke dërguar një mesazh pozitiv për të gjitha vajzat e Kosovës në lidhje me statusin e tyre të barabartë në shoqëri.

Apostolova theksoi nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet që dalin nga dialogu Prishtinë-Beograd, duke përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe në këtë drejtim shprehu shpresën për bashkëpunim të ngushtë dhe intensiv me Ministren Jevtic.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja Speciale e BE-së gjithashtu përshëndeti vendosmërinë e Ministres për të punuar në mënyrë që të gjitha komunat e Kosovës t’i shfrytëzojnë në maksimum fondet e  BE-së dhe fondet tjera që janë në dispozicion të tyre, duke përfshirë edhe Fondin Zhvillimor për Veriun.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors