Prishtinë, 30 mars 2020
Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi ka vazhduar vizitat e radhës në komunat Mitrovicë e Jugut, Pejë dhe Istog, me ç’rast është takuar me përfaqësuesit më të lartë të komunës për të bashkërenduar masat për luftimin e pandemisë së virusit Corona COVID -19, si dhe parapërgatitjet e domosdoshme për tejkalimin e problemeve ekonomike dhe sociale të cilat janë shfaqur dhe do të shfaqen edhe pas virusit Corona.
Në përmbyllje të takimeve, Ministrja Redžepi së bashku me kryetarët e këtyre komunave shprehen bindjen dhe u pajtuan se Kosova ka kapacitetet e duhura institucionale për menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj sfide.
Gjithashtu, Ministrja ka siguruar se ndihmat nga komunat do të shpërndahen në mënyrë të barabartë për të gjitha komunitetet.