Ministrja Redžepi në takim për bashkëpunim me drejtoreshën e USAID-it në Kosovë Lisa Magno

Në vazhdën e  takimeve të përditshme njoftuese, pas emërimit të saj si Ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi e shoqëruar nga kabineti i saj, sot ka pritur në takim drejtoreshën e USAID-it në Kosovë Lisa Magno.

Ministrsja Redžepi me Drejtoreshën e USAID-it Magno e konfirmuan se bashkëpunimi  ndërmjet MAPL-së dhe USAID-it,  ka qenë në nivel  shumë të lartë gjatë gjithë këtyre viteve dhe se ky bashkëpunim do të vazhdoi edhe në të ardhmen.

Gjithashtu, Ministrja Redžepi e shfytëzoi rastin dhe kërkoi mbështetjen e USAID-it për programin e stabilizimit për komunitetet jo shumicë, program të cilin e përgatitë ministria, për komunat në të cilat jetojnë këto komunitete.

Programi i cili përfshin punësimin e të rinjëve,  njerëz të arsimuar nëpër institucionet publike, për afirmimin e tyre më të mirë dhe më këtë për ndalimin e migrimit të  stafit profesional. Redžepi falënderoi Misionin e USAID-it për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme të ofruar në nivelin qendror dhe atë lokal.

Ministria do të vazhdoi të jetë e angazhuar në zgjidhjen e problemeve dhe nevojave të 38 komunave të Kosovës dhe theksoi se bashkëpunimi me USAID-in është thelbësor. Drejtoresha e USAID-it i dëshiroi edhe njëherë shumë suksese në këtë pozitë Ministres dhe e theksoi mbështetjen dhe ndihmën për ministrinë, për zgjidhjen dhe tejkalimin e problemeve të ndryshme, por të gjitha në interes të përmirësimit të standardit jetësor.