Gjatë ditës së djeshme, Emilija Redžepi Ministre e MAPL-së së bashku me Xhelal Sveçla, U.D Ministër në MPBAP, realizuan vizitat në komunat Fushë Kosovë, Malishevë, Rahovec dhe Prizren, ku u pritën nga kryetarët e këtyre komunave, për të diskutuar lidhur me gjendjen aktuale, sfidat dhe masat të cilat i ka ndërmarrë niveli qendror me qëllim të luftimit të pandemisë së virusit Corona COVID – 19.
Ministrja Redžepi në bisedë e sipër me kryetarët e komunave i ka siguruar se përkrahja dhe ndihma e nevojshme do të jetë e vazhdueshme për të gjitha komunat e Kosovës, kështu duke e bërë të mundshme që bashkërisht të arrijmë suksesin e dëshiruar në drejtim të ndaljes së këtij virusi.
Kryetarët e komunave theksuan se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke i marrë për bazë vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe rekomandimet e ofruara nga insitutcionet përgjegjëse të shëndetit publik.