Prishtinë, 03 prill 2026
Miratohet në Qeveri, Plani i ri i Veprimit 2026 – 2028 për Partneritetin për Qeverisje të Hapur i cili përmban 5 zotime pas propozimit nga ministri Elbert Krasniqi.
Plani i Veprimit 2026–2028 përfshin këto zotime:
• Fuqizimi i transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare përmes platformës E-Komuna;
• Forcimi i publikimit proaktiv dhe transparencës në Ministrinë e Financave,
• Standardizimi dhe përmirësimi i publikimit proaktiv të nformacionit për shërbimet publike;
• Rritja e transparencës dhe mbikëqyrjes publike e të dhënave kundër korrupsionit;
• Fuqizimi i koordinimit dhe monitorimit të zbatimit të Planit të Veprimit për Qeverisje të Hapur 2026 – 2028.
Republika e Kosovës është anëtarësuar zyrtarisht në Partneritetin për Qeverisje të Hapur në vitin 2023, pas një procesi të gjatë lobimi dhe angazhimi.
Që nga ajo kohë, MAPL ka qenë institucioni përgjegjës për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, komunat dhe partnerët ndërkombëtarë.
Pjesëmarrja aktive e Kosovës në OGP ka sjellë përfitime të dukshme në avancimin e transparencës, llogaridhënies dhe digjitalizimit të shërbimeve publike, si dhe në rritjen e besueshmërisë ndërkombëtare te institucioneve tona.











