“Moduli i gjurmimit të lejeve të ndërtimit” trajnimi i radhës i organizuar nga MAPL dhe projekti DEMOS

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin Demos dhe kompaninë Cactus, me datë 6 dhe 7 Nëntor 2017, ka mbajtur trajnimin dy ditor lidhur me prezantimin e “Modulit të gjurmimeve të lejeve të ndërtimit”, si pjesë e integruar në kuadër të Intranetit të Komunave. Grupet e synuara për këtë trajnim ishin drejtoritë e urbanizmit në komuna.
Qëllimi i trajnimit ishte demonstrimi dhe prezantimi i aplikacionit të intranetit komunal i cili mundëson dhe lehtëson procesimin e të gjitha kërkesave në komunë, përfshirë kërkesat për certifikata dhe lëndë të ndryshme, kërkesat për drejtori përkatëse, kërkesat e brendshme komunale, si dhe menaxhimin e pagesave me efikasitet dhe efektivitet.