Prishtinë, 04 nëntor 2020
Është mbajtur takimi i përbashkët i punës i menaxhmentit të Ministrisë së Pushtetit Lokal me qëllim të finalizimit të Planit të Punës për Qeveri për vitin 2021, si dhe planifikimit indikativë për vitet 2022 – 2023.
Në kuadër të planifikimit 3 vjeçar të prioriteteve strategjike dhe prioriteteve sektoriale të Planit të Punës, janë përcaktuar objektivat dhe aktivitetet të cilat ndërlidhen me mandatin dhe dokumentet strategjike të Ministrisë, marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtare, obligimet që dalin në raport me procesin e integrimit evropian, si dhe dokumentet e tjera strategjike sektoriale.