Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MPL mirëpret vlerësimin e Komisionit Evropian për Grantin e Performancës Komunale

Prishtinë, 07.10.2020

Granti i Performancës Komunale ka marrë notë pozitive në vlerësimin e Komisionit Evropian. Raporti për Kosovën i publikuar në faqen zyrtare të KE-së nënvizon se “Krijimi i Grantit të Performancës Komunale nga Ministria e Pushtetit Lokal i cili vendos rregulla të shpërndarjes së grantit pa ndikim të politikës, është një hap i mirëpritur. Ministritë e tjera duhet të zhvillojnë skema të shpërndarjes së granteve në bazë të rregullave të drejta dhe transparente.

Ky vlerësim përbënë motiv shtesë për të vazhduar me vlerësimin e drejtë të performancës së komunave, zbatimin strikt të Rregullave të Grantit të Performancës Komunale si dhe ndarjen e shpërblimeve sipas meritës, për të përmirësuar shërbimet për qytetarë.

MPL falenderon gjithë partnerët që kontribuan në krijimin e skemës së Grantit të Performancës Komunale: Ambasadën e Zvicres në Kosovë (SDC-në dhe projektin DEMOS), Ambasadën Norvegjeze dhe Ambasadën Suedeze.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors