Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MPL praktikë të shkelqyer në zbatimin e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve zyrtare në Kosovë

10 dhjetor 2020, Prishtinë

Ministra e Pushtetit Lokal ka marrë pjesë në takimin online në Ceremoninë e ndarjes së çmimit “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve” e cila është organizuar nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë, me ç’rast Ministrisë së Pushtetit Lokal i’u nda Mirënjohja për zbatimin e drejtë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Vlerësimi është bërë në bazë të monitorimit të përdorimit të gjuhëve zyrtare në ueb faqet zyrtare të ministrive, organeve ekzekutive dhe agjencive duke përfshirë edhe rrjetet sociale të institucioneve përkatëse.

Edhe këtë vit sikurse vitin e kaluar,  Ministria e Pushtetit Lokal ka treguar praktikë të shkëlqyer të përkthimit, duke respektuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve zyrtare në Kosovë falë angazhimit të zyrtarëve të përkthimit në MPL: Nderim Krusha,  Muhamed Cuni,  Aferdita Marmullaku, Yllka Sutaj, Mahije Ferataj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors