14 gusht 2020, Prishtinë
Me vendim të Qeverisë për aprovimin dhe zbatimin e planit për rimëkëmbjen ekonomike, Masa 12, parasheh përkrahje për Komunat për menaxhimin e situatës për shkak të pandemisë COVID-19.
MPL, do të implementojë vendimin dhe do të ofrojë përkrahje për komunat në vlerën financiare prej 10 mil Euro.
Ditëve në vijim, MPL, sipas vendimit, do të hartojë kriteret për mbështetjen e komunave për mbulimin e shpenzimeve gjatë pandemisë. Në bashkëpunim me Komunat do të përgatitet strategjia, sipas të cilës do të përcaktohen kriteret dhe kushtet për përfitim nga kjo masë.
Poashtu, sipas vendimit, do të jenë në dispozicion të Komunave edhe 29 mil Euro shtesë, për adresim të nevojave të Komunave (fonde të cilat ishin parashikuar për mbulimin e rritjes së pagave të zyrtarëve publik).
MPL mbetet e përkushtuar që të mbështesë komunat, të vazhdojë bashkërendimin dhe bashkëpunimjn me komunat, për të maksimizuar përfitimet e qytetarëve, nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.