Prishtinë, 26 shkurt 2020
Ministria e Pushtetit Lokal në Raportin e Programit Kombëtar të Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) për vitin 2020 është vlerësuar me performancën më të lartë të përmbushjes dhe zbatimit të masave (100%) brenda kornizës kohore.
Gjithashtu, Ministria e Pushtetit Lokal ka propozuar masat për PKZMSA edhe për vitin 2021 me të cilat është duke punuar në vazhdimësi me qëllim të të zbatimit të të gjitha aktiviteteve të parapara për këtë vit.