Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Në MAPL u bë pranim dorëzimi i detyrës së Ministrit të MAPL-së

Sllobodan Petrovic pranon detyrën e Ministrit të Administrimit Pushtetit Lokal… Sllobodan Petrovic pranon detyrën e Ministrit të Administrimit Pushtetit Lokal

Sllobodan Petrovic: Dëshiroj që bashkërisht me stafin e kësaj Ministrie  ta gjejmë formulën që të punojmë sa më tepër, sepse na presin sfida të mëdha

24 shkurt 2011, Prishtinë

z. Slobodan Petrovic, Zëvendës Kryeministër i Qeverisë së Kosovës ka pranuar detyrën e ministrit të Pushtetit lokal.

Pranim-dorëzimi i detyrës u bë në ndërtesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.  Detyrën e dorëzoi zëvendës ministri z. Raif Elezi.

z. Petrovic tha se ka ardhur që të jetë në krye të ekipit fitues detyra kryesore e të cilëve është të arrijë rezultatet më të mira të mundshme dhe se në asnjë mënyrë nuk do të ikë nga problemet veç do të shkojë drejt tyre duke i zgjidhur.

Pas pranimit të detyrës, Ministri i ri ka pritur përfaqësuesit e ekipit përgatitor të Mitrovicës veriore me ç’rast  ka  zhvilluar një takim me ta.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors