Prishtinë, 15 Prill, 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu dhe Kryetarin e Komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin ‘Rehabilitimi i plotë i Stacionit Transfer dhe pjesës para stacionit në lagjen Ali Ibra’.
Përmes këtij projekti synohet që të përmirësohen kushtet e jetesës të banorëve në lagjën Ali Ibra të cilët për një kohë të gjatë janë përballur me ajër të ndotur dhe ambient të papastër.