Prishtinë 12.08.2020
Ministria e Pushtetit Lokal e përfaqësuar nga Zëvendësministrja znj. Fatbardha Emini dhe OJQ Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci i përfaqësuar nga drejtorja ekzekutive znj. Njomza Emini kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për angazhimin e praktikantëve në MPL.
Kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e praktikës në punë, më ç ‘rast praktikantë nga Universiteti i Prishtinës ‘’ Hasan Prishtina’’ do të kryejnë praktikën në MPL ndërsa detyrimet financiare do të kompensohen nga Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci.