Më 12 maj 2014 në Prizren, u mbajt një takim konsultimi publik dhe u prezantua draft versioni i Programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II në mes të Shqipërisë dhe Kosovës për periudhën 2014-2020. 12 maj 2014
Më 12 maj 2014 në Prizren, u mbajt një takim konsultimi publik dhe u prezantua draft versioni i Programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II në mes të Shqipërisë dhe Kosovës për periudhën 2014-2020.
Qëllimi i këtij Konsultim Publik dhe Prezantimit ishte që të informojë publikun e gjerë dhe palët e interesuara me projekt-versionin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II në mes të Shqipërisë dhe Kosovës për periudhën 2014-2020.
Pjesëmarrësit ishin nga radhët e përfaqësuesve të komunës së Prizrenit, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Pjesëmarrësit patën mundësi të ndjekin prezantimin e detajuar të programit të propozuar, si dhe për të komentuar dhe për të propozuar ide nëpërmjet diskutimeve.
Paneli përbëhej nga Struktuarat Operative të Programit të Bashkëpunimit ndërkufitar nga Kosova dhe Shqipëria dhe Përfaqësuesi nga Zyra e BE-së në Kosovë.