Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) njofton opinionin e gjerë se Plani i Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2026–2028 është publikuar në platformën online për konsultime publike dhe është i hapur për komente deri më datë 31.03.2026.
· Në vijim gjeni linkun për qasje në dokument, ku mund të shihni gjithashtu edhe komentet eventuale të pranuara: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=42999
Ky plan është hartuar në bashkëpunim me institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe palët e tjera të interesit, dhe synon të forcojë transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje. MAPL inkurajon të gjithë qytetarët dhe aktorët relevantë që të japin komentet dhe sugjerimet e tyre, të cilat do të kontribuojnë në avancimin e mëtejmë të këtij dokumenti.