Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar, Mali i Zi – Kosovë, IPA II 2014-2020, me datë 10 Mars 2017, është hapur Thirrja e parë për projekt propozime me një buxhet total prej 2,040,000.00 Euro. Me këtë rast, me datë 20 Mars 2017, në Podgoricë u mbajt Ceremonia e Hapjes së kësaj Thirrje dhe Sesioni Informues për aplikantët potencial ku të pranishëm përveç organizatave dhe institucioneve të ndryshme ishin edhe Ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, z. Skender Durmishi, Ministri për Çështje Evropiane i Malit të Zi, z. Aleksander Pejovic, Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, z. Bajram Gecaj, përfaqësues nga Delegacioni i BE-së në Podgoricë dhe nga Ministria e Financave në këtë vend. 21 mars 2017, Prishtinë
Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar, Mali i Zi – Kosovë, IPA II 2014-2020, me datë 10 Mars 2017, është hapur Thirrja e parë për projekt propozime me një buxhet total prej 2,040,000.00 Euro. Me këtë rast, me datë 20 Mars 2017, në Podgoricë u mbajt Ceremonia e Hapjes së kësaj Thirrje dhe Sesioni Informues për aplikantët potencial ku të pranishëm përveç organizatave dhe institucioneve të ndryshme ishin edhe Ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, z. Skender Durmishi, Ministri për Çështje Evropiane i Malit të Zi, z. Aleksander Pejovic, Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, z. Bajram Gecaj, përfaqësues nga Delegacioni i BE-së në Podgoricë dhe nga Ministria e Financave në këtë vend.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të njoftohen nga afër lidhur me mënyrën e aplikimit, Udhëzuesin për aplikanë, Dokumentet për Aplikim si dhe përgatitjen e Buxhetit të Projekteve.
Në fund të Sesionit Informues u shtruan pyetje dhe përgjigje për të gjitha çështjet që kishin nevojë për sqarime shtesë.
Me qëllim të informimit sa më të mirë të palëve të interesit, në kuadër të kësaj Thirrje do të organizohen edhe tri Sesione Informues si në vijim:
– Në Bijelo Polje, Mal të Zi, me datë 21 Mars 2017 nga ora 12:00, në Hotel “Franca”
– Në Gjakovë, Kosovë, me datë 22 Mars 2017 nga ora 12:00, në Hotel “Qarshia e Jupave”
– Në Pejë, Kosovë, me datë 23 Mars 2017 nga ora 12:00, në Hotel “Dukagjini”
Sesionet Informuese, organizohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosova, Ministria për Çështje Evropiane dhe Ministria e Financave nga Mali i Zi, si dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik, i ngritur nga të dy vendet.