Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Osmani në takim me Ambasadoren e Zvicrës në Prishtinë znj. Krystyna Marty

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Besnik Osmani, me datë, 22 Maj 2014 priti në takim znj. Krystyna Marty, Ambasadore e Zvicrës në Prishtinë.          23 maj 2014, Prishtinë

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Besnik Osmani, me datë, 22 Maj 2014 priti në takim znj. Krystyna Marty, Ambasadore e Zvicrës në Prishtinë.

Fillimisht, nga të dyja palët u theksua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet MAPL-së dhe  Ambasadës së Zvicrës, ku Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi lartë  ndihmën e vazhdueshme që Zvicra po jep për avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë.

Në mes tjerash, u bisedua edhe për integrimin e katër komunave të veriut në sistemin juridik dhe kushtetues të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. 

Sekretari i Përgjithshëm, e njoftoj Ambasadoren për proceset të cilat janë zhvilluar deri me tani në raport me komunat e veriut dhe në këtë kontest Ambasadorja e Zvicrës në Prishtinë e vlerësoj pozitivisht angazhimin e MAPL-së për të arriturat e deritanishme si dhe premtoj përkrahjen e Ambasadës Zvicerane për MAPL-në edhe në të ardhmen.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors