Përfaqësuesit kosovar të strukturës operative bashkërisht me përfaqësuesit e strukturave operative të të gjitha shteteve të rajonit po marrin pjesë në Forumin e Katërt Rajonal të Bashkëpunimit Ndërkufitar, që mbahet në Beograd. 23 shkurt 2017, Prishtinë
Përfaqësuesit kosovar të strukturës operative bashkërisht me përfaqësuesit e strukturave operative të të gjitha shteteve të rajonit po marrin pjesë në Forumin e Katërt Rajonal të Bashkëpunimit Ndërkufitar, që mbahet në Beograd.
Përfaqësuesit e Strukturave Operative nga secili vend pjesëmarrës dhe përfaqësues nga Komisioni Evropian, do të diskutojnë për implementimin e programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA I BNK 2007-2013 si dhe implementimin e programeve ndërkufitare për IPA II 2014-2020.
Forumi rajonal gjithashtu ka për qëllim të shërbejë edhe si një mundësi për të formalizuar shkëmbimin e përvojave në nivel rajonal në një mënyrë më të strukturuar; si dhe të ofrojë një platformë të qëndrueshme për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet shteteve në Ballkanin Perëndimor dhe Komisionit Evropian.
Në këtë forum, delegacioni i Kosovës kryesohet nga znj. Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme e MAPL-së dhe përfaqësuesit tjerë, z. Besim Kamberaj, Udhëheqës i Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal, Trim Berisha, Udhëheqës i Divizionit BNK, Blerim Hasani Udhëheqës i Zyrës SP dhe Albertina Binaku, udhëheqëse e SPT, programi KS/MK.
Forumi Rajonal i vazhdon punimet edhe nesër.