Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Përfaqësuesit e Shoqatës së të verbërve Drita Jonë, vizituan ministren Hodžić

Prishtinë, 30 maj 2019

Sot, përfaqësues të Shoqatës së të verbërve Drita Jonë nga Vushtrria kanë vizituar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe me këtë rast janë takuar me Ministren Adrijana Hodžić dhe nga afër e kanë njoftuar lidhur me punën dhe aktivitetet.

Problemet me të cilat ballafaqohen personat me nevoja të veçanta, me theks të veçantë anëtarët e kësaj shoqate, ishin një nga temat e bisedimeve me Ministren Hodžić.

Hodžić theksoi se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal gjatë gjithë këtyre viteve është përpjekur që sa më shumë të jetë e mundur të kujdeset për nevojat e njerëzve me nevoja të veçanta, dhe se kjo praktikë duhet të vazhdojë edhe më tutje.

“Në asnjë mënyrë nuk duhet të ekzistojnë dallime dhe dallime nuk ka, nevojat tona janë të njëjta dhe secili prej nesh dëshiron që të ndjehet shoqërisht të dobishëm. Me mbështetjen e të gjitha institucioneve, organizatave dhe çdo qytetari, ky problem mund të kapërcehet. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të përpiqet që edhe në të ardhmen të sigurojë ndihmë dhe mbështetje për çdo qytetar pa asnjë dallim, ka përfunduar Hodžić. “

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors