Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, mori pjesë sot në ceremoninë përfundimtare organizuar me rastin e përfundimit të projektit “Bashkëpunimi Evropian për komuna më të forta”.
Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, mori pjesë sot në ceremoninë përfundimtare organizuar me rastin e përfundimit të projektit “Bashkëpunimi Evropian për komuna më të forta”.
“Kosova është në rrugë për Unionin Evropian dhe çdo iniciativë e cila e rritë informimin tonë dhe sfidat e Unionit Evropian është e mirëseardhur ”, tha në fillim të fjalimit, Zëvendëskryeministri Petrovic.
Në vazhdim Ministri Petrovic tha: “Qeveria ka bërë planin e vet i cili do t’na ofrojë për në Evropë. Ne do të përballemi me shumë sfida, si në planin legjislativ, dhe kjo është iniciativë për transparencë më të madhe në sistemin ekonomik. Ne, kemi vërejt se lidhja kyçe në mes të Qeverisë dhe komunave ndodhë në komuna. Për atë, UE do të gjykojë jo vetëm në bazë të asaj se sa kemi bërë në qendër, por për atë sa kemi bërë për njerëzit që jetojnë në komuna”.
“Kam kënaqësinë të shoh se projekti “Afrimi” ka paraqitur idenë për planet e integruara që i bashkojnë fijet e ndryshme të jetës komunale në një rreth prijës i cili përkrahet me një buxhet real . Urime”, me këtë ka përfunduar, Zëvendëskryeministri Petrovic.
Projekt I Bashkimit Evropian është financuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë .
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ambasadori i Britanisë në Kosovë Ian Cliff, Tomas Gnocchi shef i departamentit politik, si dhe kryetarët e komunave (drejtorët) komunal.