Prevallë, 21 Tetor 2018
Në ditën e tretë të këshillimit është bërë prezantimi i projekt Udhëzimit Administrativ për Komitetet Konsultative. Me këtë rast, grupet punuese në përbërje të përfaqësuesve të MAPL-së dhe përfaqësuesve të komunave, pas përgatitjes së komenteve kanë bërë prezantimet e tyre, duke ofruar kontributin profesional në drejtim të avancimit të Udhëzimit Administrativ.
Këshillimi është përmbyllur suksesshëm, duke arritur të avancohen 4 projekt udhëzimet administrative, përkatësisht: Udhëzimi Administrativ për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Nivelin Lokal, Udhëzimi Administrativ për Transparencë Komunale, Udhëzimi Administrativ për Qendrat për Shërbim të Qytetarëve dhe Udhëzimi Administrativ për Komitetet Konsultative.
Këshillimi është organizuar nga MAPL dhe përkrahur nga SDC/DEMOS.