13 tetor 2018, Prishtinë
Është përmbyllur punëtoria e dytë ndërkombëtare me temën: “Kosova, (ri) energjizimi i vetëqeverisjes lokale përmes pjesëmarrjes së qytetarëve”, ku morën pjesë Kryetarë të Komunave, përfaqësues nga shoqëria civile dhe përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, Sllovenisë, Kroacisë, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe Zyra Federale për punët e jashtme e Gjermanisë.
Kjo ngjarje është mbajtur në Prizren dhe është organizuar nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.