Prishtinë, 16 Korrik 2018
Është përmbyllur suksesshëm Këshillimi i Përbashkët ndërmjet MAPL-së, MIE-së dhe Komunave për temat aktuale që lidhen me procesin e integrimit evropian për nivelin lokal.
Ky organizim është përkrahur nga GIZ/KLSC.
Në përmbyllje të Këshillimit janë nxjerrë konkluzionet përfundimtare, ndërkaq Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, znj. Rozafa Ukimeraj i ka ndarë një falënderim z. Agim Miftari, zyrtar komunal për integrime evropiane, me rastin e pensionimit të tij, si shenjë mirënjohje për kolegjialitetin dhe bashkëpunimin disa vjeçar me MAPL-në.