Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Petrovic: E drejta e të gjitha komuniteteve në Kosovë është mbajtja mbrojtja dhe promovimi i identitetit të tyre gjuhësor

Petrovic: “Në cilësinë e Zëvendëskryeministrit  dhe si Kryetar i Grupit Punues  në mbështetje të  formimit të  Zyrës së Komisionerit,, më duhet të them se kemi investuar dhe do të vazhdojmë të investojmë përpjekje me qëllim të përmirësimit  të zbatimit  të ligjit  për përdorim të gjuhëve dhe besoj se zyra e Komisionerit të ri do të angazhohet  plotësisht në mandatin e saj ", tha Zëvendëskryeministri.

Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit zhvilloi një takim të Bordit inaugurues për komisionin gjuhësor. Në këtë takim morën pjesë Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, Zëvendëskryeministri dhe njëherish Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic, nënkryetari i Kuvendit Petar Miletic si dhe ambasador, përfaqësues të ambasadës dhe organizata ndërkombëtare. 

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se standardet  të cilat  garantojnë përdorimin e gjuhëve të komuniteteve në Kosovë  janë në përputhje të plotë me Konventën Evropiane si dhe me  të gjitha ligjet evropiane, me ç’rast  komunitetet  me një përqindje modeste të përfaqësimit në popullatë  kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre në nivel qendror dhe lokal.

“Ky është qëllimi i zyrës së Komisionerit për gjuhë. Për të mbrojtur të drejtat gjuhësore që lidhen me parimin e mosdiskriminimit duke garantuar përdorimin  e gjuhëve të komuniteteve, ruajtjen e identitetit etnik, kulturor dhe fetar", tha Kryeministri.

Zëvendëskryeministri, Slobodan Petrovic, tha se me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm  të  zbatimit të  Ligjit për përdorimin e gjuhëve  dhe përkushtimit ndaj vlerave demokratike, qeveria në nëntor të vitit të kaluar  formoi grupin punues për reformën e Komisionit të Gjuhëve, e mandatuar për të monitoruar  zbatimin e përdorimit të gjuhëve.

“Në cilësinë e Zëvendëskryeministrit  dhe si Kryetar i Grupit Punues  në mbështetje të  formimit të  Zyrës së Komisionerit,, më duhet të them se kemi investuar dhe do të vazhdojmë të investojmë përpjekje me qëllim të përmirësimit  të zbatimit  të ligjit  për përdorim të gjuhëve dhe besoj se zyra e Komisionerit të ri do të angazhohet  plotësisht në mandatin e saj ", tha Zëvendëskryeministri.

Ministri Petrovic gjithashtu shtoi para anëtarëve  të  Komitetit  se është përgjegjës ndaj kësaj detyre  dhe beson se  në mënyrë  të ndërgjegjshme të kryejë punën e tyre dhe të ndikojë në zbatimin e Ligjit për përdorimikn e  gjuhëve  si dhe për të mbështetur të drejtën e të gjitha komuniteteve në Kosovë për të ruajtur, mbrojtur dhe promovuar identitetin e tyre gjuhësor.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors