Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Petrovic kërkon ndihmë financiare nga Qeveria

Në takimin e sotëm të Qeverise, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) z. Slobodan Petrovic ka kërkuar financimin e projekteve kapitale në komunat e Mitrovicës veriore, ne veçanti për Leposaviq dhe  Mitrovicën Veriore. 16 maj 2014, Prishtinë

Në takimin e sotëm të Qeverise, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) z. Slobodan Petrovic ka kërkuar financimin e projekteve kapitale në komunat e Mitrovicës veriore, ne veçanti për Leposaviq dhe  Mitrovicën Veriore.
 
“Edhe pse ka përparim, komunat edhe me tutje po ballafaqohen me mungesë te buxheteve me të cilat do të duhej te financohen  projektet kapitale. Në buxhetin që është ndarë vitin  e kaluar nuk janë  dhënë këto mjete që ka qene si pasoj qe nuk ka patur përfaqësues legjitim të  institucioneve komunale. Për shkak  të shirave të mëdha dhe vërshimeve, janë dëmtuar tre ura dhe  disa fshatra te komunës së  Leposaviqit kane mbetur te izoluara. Në komunën e Mitrovicë Veriore duhet të  financohet meremetimi i disa rrugëve ” tha Petrovic.
 
Ai nga Qeveria ka kërkuar  miratimin  e buxhetin shtese për 700.000 euro që do të financoheshin urat në komunën e  Leposaviqit dhe rrugët magjistrale në  Mitrovicën Veriore. Petrovic ka thënë se kushtet në drejtori komunale janë shume të vështira dhe duhet të sigurohen kushte për punë normale që do të duhet të sigurohet buxheti në lartasi prej  100.000 euro.

Këto mjete mund të alokohen në MAPL dhe ne në bashkëpunim me Kryetaret e këtyre Komunave do të punojmë bashkërisht në implementimin e këtyre projekteve. Besoj që me pak kursime edhe nga ministritë e linjës dhe nga fondi rezervë i Qeverisë mund të financojmë këto nevoja emergjente.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors