Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Petrovic takon përfaqësues të organizatave jo-qeveritare që veprojnë në Veri anëtarët e ekipit përgatitor dhe Zyrtarë të Zyrës ndërlidhëse të MAPL-së

Slobodan Petrovic: "Krijimi i komunës Veriore të Mitrovicës, jo vetëm se do ta përmbyll me sukses procesin e decentralizmit por do të ndihmojë drejtpërdrejtë në interesin e qytetarëve dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në Veri të Mitrovicës"

Slobodan Petrovic: Krijimi i komunës Veriore të Mitrovicës, jo vetëm se do ta përmbyll me sukses procesin e decentralizmit por do të ndihmojë drejtpërdrejtë në interesin e qytetarëve dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në Veri të Mitrovicës.

Prishtinë,  31  maj 2012

Pas, shpalljes së konkursit për  Themelimin  e Zyrës Administrative në Mitrovicën e Veriut, në kuadër të angazhimeve të institucioneve të Kosovës për realizimin e procesit të decentralizmit, Zëvendëskryeministri i Kosovës, njehërit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,  z. Slobodan Petrovic takoi sot përfaqësues të organizatave joqeveritare që veprojnë në Veri të Mitrovicës, anëtarët e ekipit përgatitor dhe zyrtarë të Zyrës ndërlidhëse të MAPL-së.

Takimi pati për qëllim diskutimin rreth aktiviteteve të realizuara deri më tani dhe mundësitë e intensifikimit të komunikimit me qytetarë dhe grupe të interesit në Veri që ndikojnë drejtpërdrejtë në informimin e qytetarëve lidhur me procesin e decentralizimit dhe krijimin e komunës Veriore.

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se shpreson se puna e Ekipit përgatitor dhe projektet e realizuara nga Organizatat Joqeveritare ne Veri kanë shërbyer në informimin e  qytetarëve për rëndësinë e procesit të decentralizmit dhe MAPL-ja do të përkrah të gjitha iniciativat e shoqërisë civile në Veri që kanë për qëllim integrimin e komuniteteve.

Në takim ishin prezentë përfaqësues të organizatave jo-qeveritare që veprojnë në Veri, anëtarët e ekipit përgatitor dhe zyrtarë të Zyrës ndërlidhëse të MAPL-së, me ç’rast Zëvendëskryeministri Petrovic  i falenderoi për kontributin e dhënë drejt zbatimit të procesit të decentralizmit në Veri të Kosovës. 

Me këtë rast Zëvendëskryeministri Petrovic tha se krijimi i komunës Veriore të Mitrovicës, jo vetëm se do ta përmbyll me sukses procesin e decentralizmit por do të ndihmojë drejtpërdrejtë në interesin e qytetarëve dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në Veri të Mitrovicës.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors