Sot, Zëvëndëskryeministri si dhe Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z.Slobodan Petrovic vizitoi komunën e Graçanicës, me ç’ rast u prit nga kryetari i kësaj komune z.Branimir Stojanoviq. 28 mars 2014, Prishtinë
Sot, Zëvëndëskryeministri si dhe Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z.Slobodan Petrovic vizitoi komunën e Graçanicës, me ç’ rast u prit nga kryetari i kësaj komune z.Branimir Stojanoviq.
Vizita kishte për qëllim njohjen për së afërmi me të arriturat e komunës pas inagurimit të kryetarit të ri, si dhe me definimin e sfidave me të cilat ballafaqohet kjo komunë.
“Bashkëpunimi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal me komunën e Graçanicës deri më tani ishte shumë i mirë, shpresoj se edhe në të ardhmën do të kemi një bashkëpunim të këtillë. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është e gatshme ti ndihmoj kësaj komune, si dhe të gjitha komunave tjera në Kosovë, me qëllim të një jete më të mirë dhe më cilësore për qytetarët”, ka thënë Zëvëndëskryeministri Petrovic.
Pas takimit Zëvëndëskryeministri Petovic dhe kryetari Stojanovic nënshkruan tri marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projekteve nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, projekte të një rëndësie të veçantë për komunën e Graçanicës.