Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Pjesëmarrja në Tryezën “Këshillat e fshatrave dhe roli i tyre në qeverisjen lokale” në Deçan

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Z. Bajram Gecaj, shoqëruar edhe nga z. Avni Sahiti, Udhëheqës i DPTK, me ftesë të Shoqatës së intelektualëve të Pavarur në Deçan, morën pjesë në Tryezën me temë “Këshillat e fshatrave dhe roli i tyre në qeverisjen lokale” në Deçan.

28 maj 2015, Prishtinë

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Z. Bajram Gecaj, shoqëruar edhe nga z. Avni Sahiti, Udhëheqës i DPTK, me ftesë të Shoqatës së intelektualëve të Pavarur në Deçan, morën pjesë në Tryezën me temë “Këshillat e fshatrave dhe roli i tyre në qeverisjen lokale” në Deçan. Në këtë Tryezë u diskutua edhe Implementimi i Rregullores Komunale për Bashkëpunim me Fshatra, angazhimin më i madh i qytetarëve në proceset e vendimmarrjes dhe politik bërjes, si dhe rritja e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies.
 

Në fjalën përshëndetëse të tij, Zëvendësministri z.Gecaj u zotua që në cilësinë e Zëvendësministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, do të kontribuoj me përkushtim në zhvillimin e vetëqeverisjes lokale efektive që do ndikon drejtpërsëdrejti në ofrimin e shërbimeve efikase dhe transparente, si dhe krijimin e politikave me interes të gjithë  qytetarëve.
 

Duke u fokusuar edhe në themelimin e Këshillave të fshatrave, Zëvendësministri Gecaj, tha se “Ministria e administrimit të pushtetit lokal, ka lidhje të ngushtë bashkëpunimi me institucionet lokale dhe ftoi qytetarët që me  të njëjtën energji të vazhdojnë punën dhe aktivitet e reja,  me vullnetin për të korrigjuar çdo të metë që ndikon në përmirësimin e mënyrës së qeverisjes, dhe në  mënyrë që të implementohen të gjitha projektet e përbashkëta që kanë për qëllim  avancimin e demokracisë lokale në Kosovë.
 

Në këtë Tryezë, organizuar nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur, me seli në Deçan dhe përkrahur  nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ishin të pranishëm edhe zyrtarë Komunalë nga Komuna e Deçanit, kryesuesi dhe  asamblistë, përfaqësues nga shoqëria civile dhe  Kryesues të fshatrave nga kjo Komunë, ku pati edhe  debat nga të pranishmit.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors