Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) gjegjësisht DBZHR/DLMK/DPTK dhe programi i Agjencisë së Shteteve të bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) i mbështetur nga AKT ka mbajtur punëtorinë me disa komuna.
29 – 30 qeshor 2016, Prizren
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) gjegjësisht DBZHR/DLMK/DPTK dhe programi i Agjencisë së Shteteve të bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) i mbështetur nga AKT ka mbajtur punëtorinë me disa komuna.
Në këtë puntori kanë marrë pjesë zyrtarët e tri komunave të Veriut: Komuna e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potok dhe Leposaviqit, ka munguar komuna e Zveqanit.
Temat për të cilat është diskutuar dhe debatuar ishin: Qeverisja lokale, aspekti ligjor dhe monitorimit të komunave, transparenca e komunave dhe obligimet ligjore, lansimi i fondeve, identifikimi i nevojave për investime kapitale, përgatitja e projekt-propozimeve dhe vlerësimi i projekt propozimeve.
Pjesë e diskutimeve në punëtori ishe edhe planifikimi i financimit/bashkëfinancimet e investimeve kapitale, implementimi i projekteve, mbikëqyrja e realizimit të projekteve dhe faza e përfundimit të projekteve dhe raportimi për ecuritë e realizimit të projekteve dhe kompletimi i lëndëve për pagesa.