Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Presidentja Jahjaga priti zëvendëskryeministrin e Kosovës Slobodan Petrovic

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot zëvendëskryeministrin, njëkohësisht ministër i pushtetit lokal, Slobodan Petrovic, i cili e njoftoi atë për përparimet në zbatimin e procesit të decentralizimit në Kosovës… 10 maj  2011, Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot zëvendëskryeministrin, njëkohësisht ministër i pushtetit lokal, Slobodan Petrovic, i cili e njoftoi atë për përparimet në zbatimin e procesit të decentralizimit në Kosovës.

Zoti Petrovic e cilësoi procesin e decentralizimit si të rëndësishëm dhe tha se agjenda e realizimit të këtij procesi në veriun e vendit si dhe vendosja e një sistemi demokratik të udhëheqjes është përparësi e punës së tij. Ai e njoftoi presidenten Jahjaga me punën e Ekipit Përgatitor Komunal dhe konsultimet e zhvilluara me përfaqësues të komunitetit në veri të Mitrovicës.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi punën e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe ofroi mbështetjen e saj në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, për realizimin e procesit të decentralizimit.

Presidentja Jahjaga ofroi mbështetjen e saj për një përparim më të theksuar në veri të Kosovës.Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot zëvendëskryeministrin, njëkohësisht ministër i pushtetit lokal, Slobodan Petrovic, i cili e njoftoi atë për përparimet në zbatimin e procesit të decentralizimit në Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors