Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Prezantohen aktivitetet e përbashkëta të MAPL-së dhe OSBE-së për periudhën afatmesme të vetëqeverisjes lokale 2020 – 2021

Tiranë, 05 maj 2019

Në ditën e dytë të punëtorisë, seksionet e OSBE-së kanë prezantuar planet e tyre dy vjeçare me aktivitetet e parapara për realizim, duke marrë për bazë Planin e Përbashkët Programatik MAPL – OSBE. Janë zhvilluar diskutime për harmonizimin e aktiviteteve dhe mënyrën e zbatimit të tyre.

Po ashtu, fokus i veçantë i diskutimit ishin edhe struktura e organizimit dhe madhësia e komunave, zhvillimi ekonomik lokal dhe qëndrueshmëria financiare e Komunave, bashkëpunimi ndër-komunal, memoria institucionale, procesi i zgjedhjeve lokale, ndryshimet dhe plotësimet në legjislacionin aktual për vetëqeverisje lokale, strukturat lokale në fshatra, shqyrtimi administrativ i akteve të komunave, planet e integritetit në komuna, barazia gjinore, rinia, bashkëpunimi me OJQ-të dhe përfaqësimi i komuniteteve.

Gjithashtu, janë parë mundësitë edhe për realizimin e aktiviteteve vullnetare në fusha të ndryshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors