Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Projekti ‘Komunat për të rinjtë – M4Y’ zgjedh projektet e para rinore në komunën e Drenasit dhe Zveçanit

Prishtinë, 05 korrik 2022
Në kuadër të komunave përfituese nga projekti ‘Komunat për të rinjtë – M4Y’, sot zv. Sekretarja e Përgjithshme e MAPL znj. Venera Çerkini ka nënshkruar marrëveshjet e zbatimit me grupet e përfituesve në komunat: Drenas dhe Zveçan. Projektet pritet të fillojnë të zbatohet nga kjo javë dhe do të përfundojnë vitin 2023.
Ky projekt, përveç dhënies së granteve, ka organizuar edhe trajnime në menaxhim të projekteve dhe aftësi të buta për më shumë se 1,500 të rinj në këto komuna, me metodologji shtesë tejet efektive të dizajnimit të projekteve UPSHIFT të UNICEF-it. Të trajnuarit dhe përfitues të tjerë kryesisht të rinj, janë përgatitur që të ideojnë projekte dhe t’i realizojnë ato në komunat e tyre përkatëse.
Komunat e përmendura kanë dhënë kontribut në kuadër këtij procesi, duke bashkë-financuar projektet, duke koordinuar procesin e trajnimeve së bashku me ekipin e projektit, si dhe tërë procesin e aplikimit dhe përzgjedhjes së granteve.
Projekti ‘Komuna për të rinjtë’ financohet nga Qeveria e Japonisë përmes mbështetjes së Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore dhe Implementuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me Fondin e Zhvillimit të Komunitetit (CDF) si partner zbatues.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors