Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

PUNËTORI “Të Drejtat e Komuniteteve në Republikën e Kosovës”

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në mbështetje nga Projekti  “Të Avancojmë Kosovën së Bashku” USAID,  ka organizuar punëtorinë dy ditore për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në veçanti në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. 14 tetor 2016, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në mbështetje nga Projekti  “Të Avancojmë Kosovën së Bashku” USAID,  ka organizuar punëtorinë dy ditore për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në veçanti në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve.

Në këtë takim morën pjese përfaqësues nga MAPL, përfaqësues nga projekti i USAID dhe përfaqësuese të 20 komunave, si:  nënkryetar nga radha e komuniteteve, koordinatorë nga Njësia për të Drejtat e Njeriut, anëtarë të Komitetit  për komunitete si dhe zyrtarë nga zyra për komunitete dhe kthim.

Këtë punëtori e kryesoi z. Avni Sahiti, udhëheqës i Departamentit për Performancë dhe Trasparencë komunale në MAPL dhe znj. Amy Denkenberger, drejtoreshë e programit/AKT-UASID. Sipas agjendës së paraparë për këtë punëtori nga zyrtarët e Divizionit për Avancimin e të drejtave të njeriut në komuna, u prezantua Ligji  kundër  Diskriminimit nr. 05/ L-21, Ligji  për Barazi  Gjinore nr. 05/L-20, Ligji  mbi  Avokatin  e Popullit  nr. 05/L-19, dhe Mekanizmat lokal për mbrojtjen e komuniteteve.

Punëtoria “Të drejtat e komuniteteve në Republikën e Kosovës”, u organizua me qëllim të promovimit të  infrastrukturës ligjore, e cila  është në pajtueshmëri kushtetuese dhe instrumentet ndërkombëtare. Punëtoria mundësoi që zyrtarët të kuptojnë ndryshimet e legjislacionit të ri, të arriturat dhe sfidat pas miratimit të pakos ligjore për të drejtat e njeriut. 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors