Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Punëtoria : Avancimi i shërbimeve publike dhe planifikimi për vitin 2014

Me qëllim të Avancimit  të   shërbimeve publike dhe planifikimi për vitin 2014, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunimin e organizatën gjermane GIZ, ka organizuar punëtorinë dyditore me temën “Modernizimi i Shërbimeve Komunale”. 24 shkurt 2014

Në punëtorin ku morrin pjesë Sekretari i Përgjithshëm  i MAPL-së z. Besnik Osmani, udhëheqës të departamenteve dhe divizioneve të MAPL-së u diskutua lidhur me mundësinë e modaliteteve të ndryshme të ofrimit të shërbimeve publike, raportin në mes të qytetarëve dhe organeve të pushtetit lokal lidhur me ofrimin e shërbimeve publike si dhe Orientimet strategjike të vitit 2014.
   
Sekretar i Përgjithshëm  i MAPL-së, z. Besnik Osmani tha se misioni i MAPL- së për avancimin e qeverisjes lokale, këtë vit do të shtrihet dy dimensione t pushtit lokal që kanë të bëjnë me monitorimin e zbatimit të ligjit dhe  ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. “ Zbatimi i ligjit nga ana e komunave ka rol krucial në zhvillimin e qeverisjes lokale, dhe në këtë drejtim MAPL me gjithë potencialin e saj do të punojë me komunat  që shërbimet për qytetarët t jenë sa më cilësore” tha z. Besnik Osmani gjatë punëtorisë.

Ai gjithashtu shtoi se për të ofruar shërbime profesionale kërkohet edhe efikasitet i administratës lokale që do të jetë fokus i MAPL-së gjatë vitit 2014, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve profesionale të zyrtarëve komunal.

Sekretari Osmani tha se një dimension i veçantë i punës së MAPL-së për vitin 2014, do të shtrihet edhe në realizmin e aktiviteteve që do të zhvillohen me komunat Mitrovicë e Veriut, Zveqan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Agron Maxhuni, Udhëheqës i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave, prezantoni planin e zhvillimit të legjislacionit sa përket komunave me theks të veçantë amandamentimin e ligjeve përkatëse për qeverisjes lokale si rolin që do të ketë MAPL në procesin e  monitorimit të ligjshmërisë në komuna.
Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, prezantoi planin e obligimeve të MAPL-së në fushën e integrimeve evropiane dhe aktivitet që do të zhvillohen në komuna gjatë vitit 2014, sidomos ato që kanë të bëjnë me raportin e progresit për Kosovën dhe obligimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit.

Besim Kamberaj, Udhëheqës i Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal,  prezantoi planin e MAPL-së për vazhdimin e komponentës së bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal, përfshirë këtu edhe realizmin e  investimeve të  MAPL-së në komuna gjatë fazës së realizmit të projekteve me interes për komunat.

 Avni Sahiti, Udhëheqës i Departamentit për Performancë dhe Transparencë në Komuna, prezantoi veprimet që do ti ndërmarrë MAPL gjatë këtij vitit në kuadër të ngritjes së efikasitetit të administratës lokale në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors