Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Punëtoria rajonale “Forcimi i transparencës dhe zbatimi i praktikave të mira administrative për qasjes në dokumente publike”

Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale,  në mbështetje financiare të OSBE-së,  më 26.06.2014 e ka përfunduar punëtorinë me temën “Forcimi i transparencës dhe praktikave më të mira administrative për qasje në dokumente publike”. Gjatë punëtorisë u prezantuan përgjegjësit e MAPL-se, transparenca në komuna, e drejta e qasjes në dokumente publike, publikimi  i akteve komunale, takimet dhe mbledhjet e komunave, si dhe Plani i Veprimit për Transparencë në Komuna. 27 qershor 2014

Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale,  në mbështetje financiare të OSBE-së,  më 26.06.2014 e ka përfunduar punëtorinë me temën “Forcimi i transparencës dhe praktikave më të mira administrative për qasje në dokumente publike”. Gjatë punëtorisë u prezantuan përgjegjësit e MAPL-se, transparenca në komuna, e drejta e qasjes në dokumente publike, publikimi  i akteve komunale, takimet dhe mbledhjet e komunave, si dhe Plani i Veprimit për Transparencë në Komuna.

Në punëtorinë e mbajtur në Gjilan (me pjesëmarrjen e regjionit të Gjilanit dhe të Ferizajt)    morën pjesë përfaqësues të komunave: Gjilan, Kamenicë, Ferizaj, Viti, Shtime,  Shtërpcë, Novo-Bërdë, Ranilluk, Partesh, Kllokot, Kaçani dhe Hani i Elezit. Prezent në takim ishin 32 pjesëmarrës, përfshirë drejtorët e administratës, zyrtarë ligjorë, zyrtarët e informimit dhe shefat/et  e kabinetit të kryetarit të komunës, përfaqësues nga MAPL dhe OSBE.

Takimin e kryesoi Avni Sahiti, Udhëheqës i Departamentit për Perfomancë dhe Transparencë- MAPL, ku e bëri prezantimin “Përgjegjësitë e MAPL-së dhe roli i transparencës në komuna”. Ndërsa temën “E drejta e qasjes në dokumente publike, tubimet dhe mbledhjet e kuvendeve komunale, si dhe Plani i Veprimit për Transparencë” e prezantoi Nazmije Krasniqi – Udhëheqëse e Divizionit për Transparence në Komuna  – MAPL. Ndërkaq, Christopher Tuetsch nga OSBE-ja e prezantoi aktivitetin e OSBE-së rreth transparencës në komuna.
Kjo punëtori e përmbylli ciklin e punëtorive të mbajtura në regjionet e Republikës së Kosovës në fushën e transparencës dhe qasjen në dokumente publike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors