Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Punëtoria rajonale “Zbatimi i transparencës dhe qasjes në dokumente publike”

Divizioni për Transparencë në Komuna, në kuadër të DPTK-së,  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe me mbështetje financiare të OSBE-së, sot më 26.05.2014 e mbajti takimin regjional në Prishtinë, i cili kishte për qëllim forcimin e transparencës dhe praktikave më të mira administrative për qasje në dokumente publike. 26 maj 2014

Divizioni për Transparencë në Komuna, në kuadër të DPTK-së,  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe me mbështetje financiare të OSBE-së, sot më 26.05.2014 e mbajti takimin regjional në Prishtinë, i cili kishte për qëllim forcimin e transparencës dhe praktikave më të mira administrative për qasje në dokumente publike.

Në takimet regjionale pjesëmarrës nga komunat ishin nga katër (4) zyrtarë, drejtorët e administratës, zyrtarët ligjorë, zyrtarët e informimit dhe shefat /et  e kabinetit të kryetarit të komunës.

Takimin e kryesoi Avni Sahiti, Udhëheqës i Departamentit për Perfomancë dhe Transparencë- MAPL, ndërsa prezantimin “Transparenca në nivel lokal dhe e drejta e qasjes në dokumente publike” e bëri Nazmije Krasniqi – Udhëheqëse e Divizionit për Transparence në Komuna  MAPL. Pasqyrim i aktiviteteve të OSBE-së rreth transparencës në komuna nga – Christopher Tuetsch, Zyrtar i Lartë i Programit, Seksioni për Qeverisje Lokale, OSBE-së dhe Zajrete Sylejmani “Publikimi i akteve komunale dhe plani i veprimit për transparencë”.

Në këtë takim pjesëmarrësit patën mundësinë që t’i japin komentet, plotësimet dhe sugjerimet e tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors