Prishtinë, 08 qershor 2020.
Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit, dialogu i ardhshëm dhe mbrojtja e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë ishin temat e bisedës midis Ambasadorit amerikan në Prishtinë, z. Filip Kosnet, Zëvendëskryeministrit të Qeverisë Goran Rakić dhe Ministrit për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtić.
Në fillim, Ambasadori Kosnet uroi ministrat për pozitat e tyre dhe theksoi mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Ambasadës së SHBA.
Rakić dhe Jevtić theksuan se, do të jenë partnerë konstruktiv në qeverinë e re të Kosovës në krijimin e mekanizmave institucional, për të luftuar korrupsionin, forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë.
Stabiliteti është diçka që të gjithë kemi nevojë në këtë moment dhe ne do të jemi të përkushtuar për atë qëllim, theksuan ministrat.