Prishtinë, 25 qershor 2020
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal Goran Rakić u takua sot me Kryetarin e Komunës së Graçanicës, Srdjan Popović.
Takimi u përqëndrua në forcimin e bashkëpunimit dhe identifikimin e programeve dhe projekteve, me qëllim të ngritjes së aftësive institucionale të vetëqeverisjes lokale. Po ashtu, u diskutuan strategjitë dhe idetë e përqendruara në zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e të rinjve.
Zëvendëskryeministri dhe ministri Goran Rakic theksoi se Ministria e e Pushtetit Lokal do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe ndihmë për komunën e Graçanicës dhe i gjithë bashkëpunimi i ardhshëm do të ketë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës të të gjithë banorëve në këtë komunë.
Bashkëbiseduesit edhe një herë bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë dhe t’u përmbahen masave të përcaktuara në lidhje me COVID 19.