Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Rakić ka pritur raportuesin Special Norvegjes për Ballkanin perëndimor – Bjornstad

Sot, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakić dhe Drejtori i Zyrës për Komunitete, Ivan Milojević mirëpritën Raportuesin Special Norvegjez për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad, të shoqëruar nga Ambasadori Norvegjez në Prishtinë Jens Erik Grondahl. 

Rakić para së gjithash informoi Bjornstad për situatën e sigurisë, duke shprehur shqetësim në lidhje me sulmet e shpeshta ndaj popullatës dhe pronave serbe. Ata gjithashtu biseduan për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të aritura, me një theks të veçantë në krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, zgjedhjet e ardhshme lokale në Mitrovicën e Veriut dhe Podujevë, si dhe projekte për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors