Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Rakić ​​me ambasadorin britanik për Covid-19 dhe çështje të tjera aktuale

Prishtinë, 14 Korrik 2020

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal Goran Rakić, sot u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Biseda ishte orientuar në pandeminë aktuale të shkaktuar nga virusi Covid-19 dhe çështje të tjera të rëndësishme.

Rakić ​​informoi ambasadorin Abbott për prioritetet e Qeverisë, si dhe masat e marra në luftën kundër përhapjes së virusit.

Të dy bashkëbiseduesit deklaruan se pas pandemisë së koronavirusit, e rëndësishme është që aktivitetet të përqendrohen në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi i ardhshëm i përqendruar në zhvillimin e komunave, zhvillimin ekonomik dhe pozitën më të mirë për të rinjtë. U theksua gjithashtu edhe rëndësia e vazhdimit të dialogut dhe zbatimit të të gjitha të arriturave.

Në përfundim të takimit, është bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat dhe të respektojnë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors