Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Rakić në  takim me ambasadorin Norvegjez

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Rakić, së bashku me Drejtorin e Zyrës për Komunitete në Zyrën e Kryeministrit Ivan Milojević, u takuan sot me ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Jens Erik Grondahl.

Përveç situatës aktuale në lidhje me corona virusin  dhe rimëkëmbjen ekonomike pas përfundimit të pandemisë, në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit midis ministrisë dhe ambasadës, bashkëpunim i cili deri më tani ka qenë në  nivel të lartë.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për projektet e ardhshme të përbashkëta që do të synojnë një jetë më të mirë dhe kualitative për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors