Raporti i vendit për Kosovën, për vitin 2019, i publikuar nga Komisioni Evropian, vlerëson veprimet e MAPL-së dhe komunave në përmirësimin e përfaqësimit të barabartë gjinor në Komuna

Prishtinë, 29 maj 2019

Përpjekjet për të përmirësuar kapacitetet dhe ofrimin e shërbimeve të qeverisjes lokale kanë vazhduar. Megjithatë, kualiteti i konsultimeve publike në nivelin lokal mbetet shqetësues. Gratë janë në një përfaqësim të ulët në pozita lokale të vendimmarrjes.

38 Kryetarët e komunave të Kosovës janë burra. Nga 38 Kryesueses të Kuvendeve të Komunave, 32 janë burra. Megjithatë, me anë të përpjekjeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal janë bërë disa përmirësime. Përqindja e pozitave të drejtorëve në organet ekzekutive komunale që mbajnë gratë është rritur nga 11% në 19%. Në 31 nga 38 komuna, pozita me pagesë në komitetet e kuvendeve komunale përfshijnë një numër të barabartë të grave dhe burrave ashtu sic kërkohet sipas Ligjit për barazi gjinore.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka paraqitur 6 komuna në Ministrinë e Drejtësisë për akte ligjore të cilat nuk janë në përputhje.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors