Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në kuadër të shënimit të ditës ndërkombëtare për Mundësi Profesionale të Personave me Aftësi të Kufizuara 19 tetor 2016, nga data, 07 deri 11 nëntor 2016 realizoi projektin “Të punojmë së bashku”. 11 nëntor 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në kuadër të shënimit të ditës ndërkombëtare për Mundësi Profesionale të Personave me Aftësi të Kufizuara 19 tetor 2016, nga data, 07 deri 11 nëntor 2016 realizoi projektin “Të punojmë së bashku”.
Me këtë rast, MAPL angazhoi në punë të përkohshme profesionale gjashtë (6) persona me aftësi të kufizuara.
Me përfundimin e këtij projekti, Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së zj. Rozafa Ukimeraj, realizoi takimin përshëndetës ku u vlerësua lartë angazhimi dhe përkushtimi i personave në fjalë.