Me datë 09 nëntor 2016, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në ka realizuar punëtorinë me OJQ-të lokale nga komunat e Republikës së Kosovës me temë “ Procesi dhe obligimet e komunave nga agjenda evropiane, si dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje”. 9 nëntor 2016, Prishtinë
Me datë 09 nëntor 2016, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në ka realizuar punëtorinë me OJQ-të lokale nga komunat e Republikës së Kosovës me temë “ Procesi dhe obligimet e komunave nga agjenda evropiane, si dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje”.
Përfaqësues nga MAPL hapën takimin dhe theksuan se bashkëpunimi me OJQ-të e ndryshme është duke vazhduar në të gjitha fushat, në mënyrë që ata të jenë zëri i qytetarëve dhe të jenë pjesë e proceseve të rëndësishme në vendimmarrje. Po ashtu, përfaqësuesja nga OSBE vlerësoi lartë organizimin e punëtorisë me OJQ-të lokale, si dhe potencoi nevojën për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe kooperimit. Gjatë punëtorisë janë bërë dy prezantime “Obligimet e komunave nga agjenda evropiane dhe Udhëzuesi për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje”. Është zhvilluar debat konstruktiv ndërmjet pjesëmarrësve në të cilën u shtruan shumë çështje dhe sfida me të cilat ballafaqohen sot qytetarët dhe shoqëria civile në komuna. MAPL dhe OSBE në përmbyllje të takimit ri-konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit edhe për vitet në vijim, si dhe të gjitha sugjerimet, idetë dhe komentet e dhëna nga OJQ-të lokale do të merren parasysh me qëllim të përmirësimit dhe fuqizimit të rolit dhe përfaqësimit të tyre në jetën shoqërore.