Prishtinë, 13 shkurt 2020
Me rastin e Ditës së Komunitetit Ashkali, Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi, në emër të ministrisë dhe në emër të saj, uroi pjestarët komunitetit Ashkali për ditën e tyre.
Të gjithë pjesëtarëve të komunitetit ashkali u uroi që këtë festë ta kalojnë në shëndet, lumturi, mirëqenie, si dhe të vazhdojnë të ruajnë identitetin dhe bashkëjetesën e tyre me komunitetet tjera në Kosovë, siç kanë vepruar deri më tani, duke ushqyer kulturën, traditat, zakonet dhe gjuhën e tyre. “
Ministrja Redžepi u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe lokale, që të adresojnë nevojat dhe problemet e komunitetit Ashkali me një angazhim më të madh, me qëllim të përmirësimit të pozitës së tyre në shoqërinë kosovare.