Me datë 1-2 Tetor 2017, MAPL në mbështetje të projektit DEMOS, ka mbajtur këshillimin e përbashkët me qëllim të ri-shikimit të dokumenteve prioritare për vitin 2018, përfshirë: ri-shikimin e matricës së PKZMSA-së për vitin 2018, propozimi i masave dhe veprimeve, vendosja e prioriteteve të Ministrisë për Agjendën e Reformave Evropiane, Plani i Integruar i Veprimit për adresimin e rekomandimeve nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Auditori i Brendshëm, agjenda legjislative për vitin 2018, planifikimi buxhetor për vitin 2018, si dhe ri-organizimi i strukturës së brendshme. 2 tetor 2017, Prishtinë,
Me datë 1-2 Tetor 2017, MAPL në mbështetje të projektit DEMOS, ka mbajtur këshillimin e përbashkët me qëllim të ri-shikimit të dokumenteve prioritare për vitin 2018, përfshirë: ri-shikimin e matricës së PKZMSA-së për vitin 2018, propozimi i masave dhe veprimeve, vendosja e prioriteteve të Ministrisë për Agjendën e Reformave Evropiane, Plani i Integruar i Veprimit për adresimin e rekomandimeve nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Auditori i Brendshëm, agjenda legjislative për vitin 2018, planifikimi buxhetor për vitin 2018, si dhe ri-organizimi i strukturës së brendshme.
Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj vuri në fokus politikat prioritare të MAPL-së të cilat janë propozuar në programin e Qeverisë 2017-2021, dhe të cilat shërbejnë si orientim kryesor për të propozuar veprimet në ri-shikimin e matricës së PKZMSA-së, Agjendën e Reformave Evropiane, Agjendën Legjislative, Planin e Punës së MAPL-së për Qeveri dhe dokumenteve tjera strategjike.
Këshillimi i përbashkët ka vazhduar punimet për të finalizuar dokumentet prioritare për vitin 2018.